×
  • Extra
  • Extra

    Kompania suedeze i angazhon sorrat për të kryer një punë

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 13:45

    Sorrat po angazhohen për t’i mbledhur cigaret e hedhura nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë.

    Ato e kryejnë detyrën duke marrë pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompani e re në Södertälje, afër Stokholmit, shkruan The Guardian.

    “Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj ideje.

    Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard cigare të harxhuara lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave.

    Qyteti ku po realizohet projekti shpenzon 20 milionë krona suedeze ose rreth 1.9 milion euro për pastrimin e rrugëve.

    Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij do të mund të kursente të paktën 75 për qind të kostos që ka të bëjë me mbledhjen e cigareve të harxhuara në qytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!