×
  • Extra
  • Extra

    Koncerti i Shakirës mbi Ibër, Bahtiri: Ishte ide e KFOR-it

    Reporteri
    28 Prill 2023 | 19:09

    Ish-kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri është pyetur për punën e Shakirës dhe informacioneve të shumta që kanë qenë se ylli botëror do të sillet për të kënduar në Mitrovicë në momentin që do të hapet Ura e Ibrit për qarkullim.

    Megjithatë Bahtiri thotë se s’ka qenë ide apo kërkesë e tija që Shakira të këndojë në Mitrovicë, por e KFOR-it.

    Ai thotë se vetëm e ka bërë publik një informacion të tillë.

    “Nuk ka qenë kërkesë e imja. Ka qenë kërkesë e KFOR-it. Ka pasur të vijë një yll i botës. Kërkesa u kanë e tyre. Unë e kam publikuar si informacion”, ka thënë Bahtiri në T7.

    Ai është pyetur lidhur me këtë pasi që sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është votuar kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për automjete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!