×
  • Extra
  • Extra

    Paralajmërojnë ekspertët: Shpërthim i tmerrshëm i coronavirusit në dhjetor

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 14:20

    Viktimat nga coronavirusi mund të dyfishohen në të gjithë botën në fund të këtij viti. Kështu ka paralajmëruar Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME), i Universitetit të Uashingtonit.


    Në studimin e tij thuhet se nëse gjithçka vazhdon si deri më tani, vdekjet në të gjithë botën do të arrijnë shifrën 1,9 milionë në dhjetor 2020.

    Kjo do të thotë që, sipas IHME, në muajt e ardhshëm do të dyfishohen bilancet aktuale, duke e çuar shifrën në total të viktimave në 2,8 milionë.

    Sipas ekspertëve amerikanë, viktimat ditore nga Covid-19 gjatë dhjetorit do të shtohen shumë, duke kapur shifrën e 30 000 personave në 24 orë./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!