Ndonëse gjatë kësaj jave, temperaturat mbi vendin tonë kanë shënuar ngritje të theksuar, gjatë ditës së djeshme, disa pjesë të Kosovës u përfshinë nga reshje shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.
E pa dyshim që për adhuruesit e fenomeneve meteorologjike, rrufetë ndezin adrenalinë të veçantë. Mirëpo, përdorimi i telefonit në ato çaste mund të jetë fatal për jetën, shkruan Reporteri.net.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pejës, ku një person po xhironte me telefon, në momentin kur rrufeja godet para këmbëve të tij.
Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime. Një rast i tillë ka ndodhur edhe para disa ditëve në Prishtinë.
Kujtojmë se disa javë më parë një 33 vjeçare gjeti vdekjen në Bjeshkët e Deçanit pasi u godit nga rrufeja. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.