×
  • Extra
  • Extra

    Kosovari 18 vjeçar “hallakatet” rrugëve të Zvicrës me makinë të vjedhur, duke ikur nga policia pëson aksident

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 14:02
    Der Wagen prallte in Uster ZH mit hoher Geschwindigkeit in die Steinmauer eines Kreisels.

    Në kantonin e Cyrihut, katër të rinj kanë pësuar një aksident në një makinë të vjedhur ndërsa po iknin nga policia. Shoferi 18-vjeçar është arrestuar të premten pas incidentit, shkruan polizeinews.ch.


    Dy pasagjerë u dërguan në spital, me lëndime të lehta. Makina ka pësuar dëme totale.

    Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil.

    Pas një ngjarjeje të gjatë të makinës në autostradën A15, makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

    Shoferi 18 vjeçar nga Kosova nuk kishte patentë shoferi. Përveç kësaj, makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch. Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17 vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!