×
  • Extra
  • Extra

    Kosovari bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit dhe Hasan Prishtinës: Dy liderë, një ideal

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 11:10

    Qytetari Naim Tërbunja ka realizuar një tatuazh ku paraqet fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të atdhetarit Hasan Prishtina.


    Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet se tatuazhi i bërë në një pjesë të dorës, mbanë edhe mbishkrimin “Dy liderë, një ideal’, shkruan Reporteri.net.

    Kjo pasi që nga aktivistë e anëtarë të VV-së, Kurti shpesh është cilësuar si ‘Hasan Prishtina i ditëve të sotme’.

    Një gjë të tillë e pati deklaruar edhe aktori i njohur dhe deputeti i ndjerë nga Vetëvendosje, Adem Mikullovci.

    Përpos tatuazhit, ka edhe persona të tjerë të cilët veturat i kanë personalizuar me figurën e Kurtit dhe VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!