Çdo fundjavë shumë kosovarë shkojnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.
Sidomos tani kur moti është i nxehtë fluksi i kosovarëve drejt plazheve shqiptare rritet.
Por jo rrallë herë ata tregojnë edhe për përvojat jo të mira që hasin atje në lokale të ndryshme, sidomos për rritje të çmimeve.
Por së fundmi ka ndodhur një rast i veçantë, ku një kosovar ka treguar se si në faturë përveç gjërave që kanë konsumuar i kanë llogaritur edhe muzikën.
“4 Muzika Live nga 200 lekë në total 800 lekë, shoqëruar me çaj të ftohtë limoni” – është fotoja virale e shërbimit të një turisti kosovar në Shqipëri këtë fundjavë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.