×
  • Extra
  • Extra

    Kosovari që u bullizua për pamjen fizike: Prej që e njoh veten më kanë bullizuar, më kanë qitë përtokë

    Reporteri
    16 Nëntor 2021 | 10:52

    31-vjeçari kosovar, i quajtur Labinot Azemi, ka treguar se ishte bullizuar për shkak të pamjes fizike. Ai ka thënë se prej që e njeh veten ka qenë i bullizuar dhe kjo ka bërë që të bjerë në depresion.

    “Dukem ndryshe dhe kjo më ka penalizuar tërë jetë. Pse unë duhet me qenë ndryshe. Prej që e njoh veten, gjithmon jam kanë i bullizuar deri në atë pikë sa kam ra në depresion dhe mos me dalë prej shtëpisë, thjesht me ra përtoke”, shprehet ai në Atv.

    Ai thotë se ka qenë i bullizuar edhe në shkollë.

    “Gjithmonë jam kanë i shtypur dhe nuk kam reflektu”, shprehet ai.

    Ai thotë se kjo ka ndikuar që ai të mos ketë edhe një vend pune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!