Atij i është marrë patent shoferi dhe ndaj tij është iniciuar procedimi penal për veprën e dënueshme të ngarjes së shpejtë.
Policia e kantonit të Cyrihut, duke kryer një kontroll të shpejtësisë në Schlieren, të shtunën në mbrëmje (3 prill 2021) ka ndaluar tre shoferë që po zhvillonin shpejtësi të lartë me makinat e tyre, raporton polizeinews.ch.
Njëri prej tyre, hyn, sipas policisë, në kategorinë e “Raser”-ëve, siç quhen ngasësit me shpejtësi shumë të madhe, që rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik
Policia ka hasur me këtë rast një kosovar 19-vjeçar duke ngarë veturën me 130 kilometra në orë, në zonën e brendshme të qytetit, ku lejohet maksimalisht 60 km / orë.
Personit në fjalë i është marrë patentë shoferi, në vendin e kapjes, transmeton albinfo.ch. Kundër tij në zyrën e prokurorit publik është iniciuar procedimi penal për veprën e dënueshme të ngarjes së shpejtë.
Një kosovar tjetër, 27-vjeçar, ka kaluar nëpër pikën e matjes me 99 km / orë. Edhe atij i është marrë në vend patentë shoferi. Ai do të përgjigjet para zyrës së prokurorit publik për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.
Po të njëjtën natë, në vendin e njëjtë një 25-vjeçar zviceran u kap duke vozitur 77 km / orë, përcjell albinfo.ch. Ai do të raportohet në zyrën përgjegjëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.