×
  • Extra
  • Extra

    Kryebashkiaku i Los Angeles ka gjetur zgjidhjen si të mos bëhen party të çmendura nëpër vila

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 22:06

    Kryetari i Bashkisë së Los Angeles ka gjetur një zgjidhje për të gjithë të rinjtë që mblidhen nëpër vila duke festuar e duke harruar se virusi po qarkullon dhe po vazhdon të marrë jetë njerëzish.


    Nga nesër e tutje në të gjitha pronat ku bëhen festa të tilla do të ndërpritet uji dhe dritat, kështu ata do largohen dhe përhapja e coronavirusit do mund të frenohet.

    Eric Garcetti ka deklaruar se festat nëpër vila janë kthyer në shqetësim serioz pasi për gjithë natën të rinjtë konsumojnë alkool dhe bëjnë festa të çmendura. Ky rregull do të hyjë në fuqi ditën e nesërme.

    Kalifornia është shteti amerikan i prekur më keq nga coronavirusi, me mbi 532 mijë të infektuar me coronavirus. Autoritetet kanë raportuar gjithashtu për 9.872 viktima.

    Qarku i Los Anxheles vazhdon të raportojë numrin më të madh të infeksioneve në shtet, 197.912 që nga e mërkura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!