×
  • Extra
  • Extra

    Kryeministri Hoti pret në semafor, eskorta e tij nuk përdor alarmet dhe dritat

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 14:56

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka shkuar në punë pa zhurmë.


    Hoti është parë në përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe duke pritur në semaforë.

    Sipas disa fotografive të dërguara nga lexuesit e Arbresh.info, shihet se si shefi i qeverisë pret në semafor dhe nuk i ka të lëshuar alarmet.

    Ani pse sipas ligjit të përcjelljes VIP, ai ka të drejtë të vazhdojë edhe kur në semafor është sinjali i kuq por, duke mos e rrezikuar komunikacionin.

     

    Ai këtë të drejtë nuk e ka shfrytëzuar dhe ka pritur sikur të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion

    Hoti është parë shpesh edhe duke shkuar në këmbë e pa mbrojte të afërt në zyrën e tij ne Qeverinë e Kosovës.

    Ndryshe, shpesh qytetarët kanë kritikuar se si zyrtarët e lartë shtetëror me përcjelljet e tyre po e rrezikojnë komunikacionin duke mos u ndaluar asnjë herë në semaforë e në vendkalimet për këmbësorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!