Fotografia ku Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shfaqet duke kryer pastrimin e shtëpisë është bërë tejet virale.
Ajo ka postuar në Facebook një fotografi ku duket duke pastruar dritaret e shtëpisë, gjest ky tejet modest për një drejtuese shteti dhe një përditshmëri e zakonshme për gratë.
“Dielli i dimrit në fundjave”, – shkroi kryeministrja, përbri fotografisë që e publikoi vetë.
Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.
“Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë, muajt e fundit. Një të diel të gëzuar, të gjithëve”, shkroi ndër të tjera Frederiksen.
Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015.
Ajo, gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re, në historinë e Danimarkës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.