×
  • Extra
  • Extra

    Kryente ekzorcizma mbi fëmijë dhe konsumonte drogë: Pastori që u arrestua nën akuza të rënda

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 13:32

    Një pastor nën hetim për një rast abuzimi fëmijësh, pas dyshimeve se u përpoq të kryente ekzorcizëm ndaj një vogëlushi, u arrestua në Arkansas, javën e kaluar, me akuza droge.


    Lloyd Eddie Lasker Jr, 49 vjeç, u arrestua me akuzat e posedimit të një substance dhe mjeteve të drogës, si dhe mbajtjes së një arme nga një kriminel i dënuar, njoftoi Kansas City Star të martën.

    Arrestimi vjen katër ditë pasi policia u thirr në kishën e Lasker, “the House of Refuge and Deliverance”, më 18 shtator.

    Detektivja e policisë së Conway, Brittani Little, tha në një deklaratë betimi të ngritur në Gjykatën e Qarkut në Faulkner se me të mbërritur në kishë, ajo zbuloi një fëmijë 21-muajsh “me të nxira të shumta nga koka te këmbët”, sipas Kansas City Star.

    Little tha në betim se vogëlushi ishte pranuar në spital dhe se kishte “gjakderdhje truri dhe kequshqyerje ekstreme”.

    Ndërsa policia zhvilloi hetimin e saj mbi abuzimin e pretenduar, ata kërkuan Lasker që ta pyesnin për fëmijën.

    Më 22 shtator, anëtarët e task forcës së departamentit të drogës u përpoqën të mbërrinin në në rezidencën e pastorit, por ai nuk ishte në shtëpi, thuhet në një raport të incidentit nga PEOPLE.

    Oficerët gjetën kamionin e Lasker në një stacion karburanti në qytet, duke zbuluar katër gram meth*, si dhe mjete për konsumimin e saj në kamionin e tij, sipas raportit të incidentit.

    *Meth (Metamfetamina) është një drogë, stimulues i fuqishëm, që krijon varësi dhe ndikon në sistemin nervor qëndror.

    Lasker dyshohet se u tha oficerëve se ai kishte përdorur meth në të kaluarën me nënën e fëmijës 21-muajsh, si dhe me anëtarë të tjerë të kishës, por nuk e dinte se në makinë kishte drogë. Ai gjithashtu pretendohet se pranoi të kishte një armë gjahu në shtëpinë e tij dhe se arma ishte e një krimineli.

    Kansas City Star raportoi se sipas autoriteteve, Lasker gjithashtu pranoi se u përpoq të “ekzorconte demonin” nga fëmija, po thuhej se ai nuk tregoi se në ç’mënyrë donte ta arrinte këtë.

    Lasker u paraqit në gjykatë më 23 shtator dhe pritet të paraqitet përsëri më 13 tetor. Nuk është ende e qartë nëse Lasker ka një përfaqësim ligjor.

    Kisha nuk ishte e disponueshme për të komentuar. Departamenti i Policisë Conway dhe Zyrtari i Qarkut në Faulkner nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së PEOPLE për koment.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!