A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se kush është ndryshimi mes një hoteli dhe një moteli?
Në fakt ndonëse nuk ka ndryshime shumë të mëdha, për sa kohë ekzistojnë dy terma, atëherë shërbimet nuk janë të njëjta.
Së pari ato kanë një pikë të përbashkët. Janë një vend qëndrimi. Fjala hotel vjen nga frëngjishtja dhe daton që në vitin 1600. Ky term i referohet një vendi që ofron një sërë shërbimesh përveç fjetjes.
Fjala motel, daton që nga vitet 1920 dhe ndërthur fjalët “hotel” dhe “motor”.
Hotelet janë ndërtuar për qëndrime disa ditore, ndërsa motelet vetëm për qëndrime afatshkurtra.
Motet zakonisht ndodhen në autostrada, larg mjediseve urbane dhe zakonisht ndërtohen me material mesatar. Paraqitja e Moteleve është kryesisht e formuar si ‘L’, ‘I’ ose ‘U’ dhe përfshin dhoma të ftuarish. Pothuajse çdo motel ka një pritje të vogël, si dhe një zyrë menaxheri dhe një zonë të vogël ngrënieje.
Sa për koston, hotelet priren të jenë më të kushtueshëm në tërësi. Por edhe mundësitë që ofrojnë janë më të shumta. Pranë tyre mund të gjeni restorante kafene dhe vende argëtimi, ndërsa moteli nuk i ofron këto mundësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.