Ndërsa kukullat Labubu po pushtojnë botën, një restorant në Moskë ka vendosur ta kthejë këtë lodër më trend të momentit në një ëmbëlsirë. E mbuluar me çokollatë të bardhë dhe e mbushur me musht frutash, është e popullarizuar në mesin e vizitorëve. Vetëm një Labubu i ngrënshëm kushton sa një vakt i plotë në këtë restorant. Një kafshatë nga kjo ëmbëlsirë do t’ju kushtojë 4500 rubla ose 60 dollarë. Si bonus të gjithë vijnë për të frekuentuar këtë restorant marrin gjithashtu një të kësaj lodre por me një cilësi të lartë.
“Sigurisht, në dy javët e para pas prezantimit të ëmbëlsirës pati një entuziazëm të madh. Patëm shumë telefonata, ndoshta rreth një mijë telefonata në ditë. Kishte një fluks të madh klientësh. Kërkesa ishte më e lartë. Tani, kërkesa ka rënë pak, sepse kjo ofertë ka qenë aty për një kohë mjaft të gjatë,” tha Elizaveta Sazonova, menaxhere e restorantit ‘Bibirevo’.
Labubu u krijua një dekadë më parë nga artisti i Hong Kongut Kasing Lung.Në vitin 2019, Lung pranoi t’i linte ato të shiten nga Pop Mart, një kompani kineze lodrash.
“Klientët thonë se ëmbëlsira është shumë e bukur. Sidomos fëmijët, kur vijnë, entuziazmohen nga fakti që kjo është një kopje e vogël e një lodre Labubu. Një kategori tjetër e vizitorëve që vijnë për shkak të kësaj ëmbëlsire janë zonjat që ndjekin trendet dhe e shohin Labubu si një aksesor për çantat e tyre,” tha menaxhere e Bibirevo.
Një blerës i një lodre kur merr këtë kuti surprizë nuk e di saktësisht çfarë dizajni do të marrë derisa të hapë paketimin. Çmimi fillestar për lodrat Labubu të shitura në dyqanet e Pop Mart, është rreth 50 juanë ose 7 dollarë.
Popullariteti i personazhit u rrit ndjeshëm pasi Lisa, anëtare e grupit të muzikës pop koreane Blackpink, u pa me një të tillë dhe shprehu admirim për kukullën në intervista dhe postime online. Shumë të famshëm të tjerë e ndoqën shembullin. Në maj, ylli britanik i futbollit, David Beckham, ndau një foto në Instagram me Labubu-n e tij të varur në çantë.