×
  • Extra
  • Extra

    “Kumedit e ka gjetë naj gjys ajeti për me dalë prej krizës”, Mulla Osmani e komenton mbjelljen e flokëve të Shefqet Krasniqit

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 18:30

    Shumë personazhe të njohur publik i kanë mbjellë flokët. Këtij trendi nuk ka mundur t’i rezistojë as hoxhë Shefqet Krasniqi. E kjo është komentuar shumë në rrjete sociale, nëse është haram apo hallall.


    Për mbjelljen e flokëve të Shefqet Krasniqit është pyetur në Frontal në T7, Osman Musliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë së Islamit në Drenas.

    Ai tha se nuk e di nëse është haram apo hallall mbjellja e flokëve, por e tha me shaka se hoxhallarët e gjejnë diku një gjys ajeti që të dalin nga kriza.

    “Po flokët i ka ngjitë, hallall është ajo. E me bo tjetër sen nuk është bash hallal. Shiko unë se di a është hallall a haram, po s’merret bre feja me flokë…Merret me tatu, po tash s’po du me hy se bëhet boom në Kosovë, edhe me më ra mua flokët nuk e kam ndërmend me i ngjitë. Nuk e di a është haram a hallall. Me pengojnë disa njerëz që kur i bëjnë vetë do sene i bëjnë hallall, edhe mos me marrë fenë si barrë si pengesë…Kumedit e ka gjetë naj gjys ajeti për me dalë prej krizes”, tha Musliu në Frontal T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!