Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tani edhe zyrtarisht nuk e ndjekë asnjë person në Facebook.
Deri sot, i vetmi person që e gëzonte këtë privilegj, të ndiqej në Facebook nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i votuar nga 50,28 përqind e qytetarëve të Kosovës, ishte një DJ nga Gjakova, shkruan lajmi.net.
Por, menjëherë pas raportimit të lajmi.net që u përcoll edhe nga mediet e tjera, kryeministri Kurti ka marrë vendim “t’ia revokojë” këtë privilegj DJ-it nga Gjakova.
Nuk dihet nëse kryeministri Kurti tani do të ndjekë dikë tjetër në Facebook, por aktualisht lista e personave që ai i ndjek është e zbrazur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.