Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kishte mundësi që sot të shihte ndeshjen e Kosovës kundër Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve për shkak se duhet të ishte i pranishëm në një ndejë të VV-së.
VV shënoi sot përvjetorin e themelimit dhe për nder të kësaj dite u thirrën aktivistë e anëtarë që të jenë të pranishëm. Aty pati muzikë që është më shumë e pranishme në ndeja të klubeve të natës, raporton express.
Ndryshe, në ndeshjen e kaluar të Kosovës kundër Irlandës së Veriut, Kurti ishte i pranishëm në stadium ku u pa i entuziazmuar dhe pas ndeshjes dha edhe intervista në cilësinë e një analisti sportivi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.