Ditëve të fundit janë shtuar simpatizantët e Albin Kurtit të cilët fotografinë e tij po e vendosin nëpër veturat e tyre.
Një veturë e tillë me fotografinë e Kurtit është parë sot në disa foto që ka publikuar një qytetar, shkruan Reporteri.net.
Madje duket se kjo po i pëlqen vet Kurtit, i cili shpeshherë ka pozuar para veturave të simpatizantëve të cilët e kanë vendosur fotografinë e tij.
Në fotografinë e publikuar sot, Kurti shihet pranë personit që ka vendosur fotografinë e tij në veturë.
Siç thotë ky qytetar, fotoja është shkrepur në Drenicë. /Reporteri.net
Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur të mërkurën dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.
Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.