Ky është rezultati i një hulumtimi të kryer nga Universiteti i Goteborgut në fushën e Neurologjisë. Sipas këtij studimi, në vitin 2050 parashikohet që në mbarë botën të jenë 44 milionë njerëz me depresion.
Në testet e personalitetit të 800 grave në fund të tridhjetave, dyzetave dhe në fillim të viteve pesëdhjetë, disa pyetje kishin të bënin me të qenit neurotik, një karakteristikë e përcaktuar me gjendje ankthi, xhelozi, nervozizëm, si dhe gjendje faji.
Vullnetarët janë pyetur nëse ata ishin nën stres në punë, në shtëpi apo në stres për arsye shëndetësore. Të njëjtat pyetje janë përsëritur në intervale prej pesë vjetësh. Kur studimi përfundoi, pas 38-vjetësh, 153 gra kanë rezultuar në gjendje neurotike mjaft të zhvilluar. Gratë që kishin arritur një rezultat të lartë në testet që matnin nivelin e neurozës ishin veçanërisht të prirura për sëmundje, por vetëm në qoftë se ato kishin qenë të nënshtruara ndaj stresit në një kohë relativisht të gjatë.
Njerëzit neurotikë që ishin shumë të trembur dhe nën presion të vazhdueshëm kishin rreziqe më të larta. Hulumtuesit thanë se njerëzit neurotikë mund ta ndjejnë stresin më intensivisht, por është po aq e mundur që ata të kenë më pak jete të shëndetshme.
Autori i studimit, Lena Johannsson, thotë se: “Shumica e personave të hulumtimit në Alzheimer kanë qenë të përkushtuar për të parë ndikimin e faktorëve të tillë si arsimi, rreziqet kardiovaskulare, dëmtimi traumatik i trurit, historia e familjes apo sëmundjet gjenetike që mund të ndikojnë në personalitetin e njeriut. Rreziku i një njeriu depresiv shfaqet nëpërmjet efektit të tij në sjellje, mënyra e jetesës apo reagimet që ka ndaj stresit. Nga ana tjetër, studimi thekson se numri i njerëzve me depresion do të rritet në mënyrë dramatike. E, për këtë arsye, e rëndësishme është të identifikohen faktorët e rrezikut dhe faktorët mbrojtës. “Ju duhet të kuptoni se çfarë duhet të ndryshojë”, – pohon Clare Walton, përfaqësuese e Shoqërisë së Alzheimerit: “Nga ana tjetër, ne nuk mund të kontrollojmë burimet e përditshme të stresit, por mund të zhvillojmë strategjinë që ndihmon të merremi me ta për të shqyrtuar se si mund të ndihmojmë në zvogëlimin e rrezikut për një të sëmurë depresiv”. Simon Ridley, pjesë e këtyre hulumtimeve, pohon: “Kuptimi i faktorëve që ndikojnë në rrezikun e sëmundjes Alzheimer mund të ofrojë strategji të reja për të parandaluar sëmundjen.”