Një burrë që pësoi sulm në zemër pasi shikoi Anglinë duke mposhtur Ukrainën në çerek finale ka falënderuar mjekët që i shpëtuan jetën.
Chris Walker, 64 vjeçar, nuk mendon se ndeshja ishte arsyeja që pësoi sulm, por ai kishte parë lojtarët e Gareth Southgate atë natë. Tani në rrugën e rimëkëmbjes, ai po i nxit të tjerët të kontrollohen menjëherë nëse ndiejnë dhimbje ose shqetësim në gjoks.
“Sipas mendimit, nuk kishte asnjë lidhje me ndeshjen e futbollit, unë jam gjallë falë mjekëve. Jam i lumtur që s’kishte asgjë serioze, por ishte sulm në zemër dhe njerëzit duhet të kontrollohen nëse përjetojnë të njëjtat dhimbje gjoksi si unë” , transmeton Klan Kosova.
Kur Chris shkoi për të fjetur të shtunën më 3 korrik, ai e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.
Ai tha: “Shkova në shtrat dhe kisha dhimbje në mes të gjoksit, kam përjetuar shqetësime të mëdha dhe arrita të bëj pak gjumë. Por e dija që diçka s’po shkonte, dhe shkova për t’u kontrolluar të dielën”.
Pas kontrollit, kardiologët gjetën se Chris kishte tre arterie të bllokuara dhe i thanë se kishte nevojë për një trajtim të shpejtë. Ai më pas bëri një operim për t’i hapur arteriet e tij.
“Ndihem me fat që u ngrita dhe u largova nga spitali mirë”, tha ai.