Louis Vuitton është një nga markat më të njohura luksoze të VIP-ave dhe jo vetëm. Dizajni i famshëm i kësaj marke duket kudo.
Së fundmi marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.
Nëse jeni patriot keni një arsye më shumë për të shijuar këtë markë. Louis Vuitton ka hedhur në shitje çanta që kanë flamuj të vendeve të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.
Çantat janë projektuar nga projektuesi Jay Ahr dhe janë bërë në Francë. Çanta ka modelin tipik Louis Vuitton, mbi një hartë botërore dhe flamurin shqiptar. Nëse jeni një patriot dhe i fiksuar pas gjërave të shtrenjta, kjo çantë mund të bëjë tuajin për 9900 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.