Presidenti Amerikan Joe Biden, prej kohësh po promovon makinat elektrike që po prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit.
Fabrika që kanë kaluar vështirësi të mëdha, që ndikoi më pas në një papunësi galopante dhe trazira sociale e ekonomike.
Në një plan gjigand investimesh prej 1.3 trilion dollarë, Biden ka planifikuar edhe mbështetje për klimën, ku gjithashtu ka vendosur çështjen e makinave elektrike.
Presidenti amerikan ishte në fabrikën e General Motors, ku dhe ngau një Hummer elektrik, duke e promovuar në faqet e tij si një makinë e së ardhmes.
Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska.
I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur qytetare dhe intelektuale të Vlorës.
Pak vite më parë, vëllai i tij, Tanush Shaska, një akademik mjaft i njohur në SHBA u rikthye në qytetin e tij, ku mori drejtimin e Universitetit “Ismail Qemali”, me idenë për ta kthyer një qendër perëndimore arsimi, por nuk e lanë, pasi ai parashikonte që mediokrit të mos kenë punë në marrjen e titujve apo në dhënien e leksioneve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.