Iniciativa “Java e Dialogut Austriak – Alkooli” bëri të ditur se 15 për qind e popullsisë austriake ka problem me alkoolin.
Nisma, e cila do të zgjasë një javë në Austri, në ditën e parë të punës për temën e varësisë ndaj alkoolit, tërhoqi vëmendjen te të dhënat që lidhen me “varësinë” në raportin epidemiologjik për vitin 2022.
Në deklaratën e iniciativës, në pjesën e raportit për varësitë, thuhej se në Austri, e cila ka rreth nëntë milionë banorë, 370 mijë persona janë të varur nga alkooli dhe rreth një milion njerëz konsumojnë alkool afër sëmundjes.
Të dyja shifrat korrespondojnë me 15 për qind të popullsisë së Austrisë.
Ata tërhoqën vëmendjen për problemin e alkoolit në shoqëri dhe deklaruan se meshkujt konsumojnë dy herë më shumë alkool se femrat dhe se konsumimi i alkoolit tek femrat është rritur gjatë pandemisë COVID-19.
U theksua se më së shumti alkool konsumojnë personat nga mosha 50 deri në 54 vjeç.
Edhe pse 15 për qind e popullsisë në Austri ka probleme me alkoolin, sot konsumohet më pak alkool sesa në vitet 1970.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.