×
  • Extra
  • Extra

    “Ky na ka pshtu”, i moshuari mban në kuletë foton e Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    18 Shkurt 2022 | 13:46

    Të enjten është shënuar 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar, por shumë prej tyre mbanin në duar simbolet e shtetit.

    Një i moshuar ka treguar se në portofolin e tij e mban fotografinë e ish-Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

    I moshuari që kishte dalë në shesh për ta festuar 14-vjetorin e shtetësisë, tha se fotografinë e Rugovës e mban në portofol që prej shumë vitesh.

    I moshuari ka deklaruar për emisionin #Gjesi në T7 se Rugova e ka sjellë pavarësinë e Kosovës.

    “Ky e ka ba pavarësinë. Prej kur u kan Rugova, unë e kom pasë këtë me veti (fotografinë), babën tem s’e maj, Rugovën e maj n’xhep, se ky na ka pshtu”, ka deklaruar i moshuari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!