Një qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm.
Sipas CNN, dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barroë, për herë të fundit të enjten për një periudhë mbi 60 ditë.
Kështu, qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.
“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barroë (Utqiagvik) dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, ka thënë meteorologu i CNN, Allison Chinchar.
Por kjo nuk do të thotë që qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të një “muzgu të butë”.
“Mendoni se si duket qielli pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit”, tha Chinchar. “Kjo është ajo që ata shohin për disa orë në ditë, nga tani deri më 22 janar, kur dielli ‘do të dalë zyrtarisht përsëri’”.
Qyteti nuk është i vetmi në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listën e vendndodhjeve të natës polare për shkak të largësisë në veri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.