Punëtori i pastrimit, Gentian Qamaj, të cilit këngëtari Labinot Tahiri ia premtoi 500 euro para ose një udhëtim në Turqi, i është përgjigjur me disa komente këngëtarit.
Ai e ka falënderuar Labin për përkrahjen teksa tha se do të jetë gjithmonë në shërbim të popullit.
“Per shendetje Falenderoj nga zemra Labinotin shumm shum dhe te gjith ju qe po komentoni dhe keni shpreh deshir per mu un jan Gentian Qamaj jam puntori i cili u rrezikova dhe do jem gjithmon ne sherbim dhe Puntor i Popullit ton”, ka komentuar Qamaj në postimin e Tahirit.
E një përgjigje për të e pati edhe këngëtari. Ai tha se do ta vizitojë atë në Suharekë.
“Genti Qamaj i dashur Genti, ti je një njeri që na dhuron vullnet pēr të jetuar në Kosovê nga gjendja se si jeni dukur ne kete foto dhe akoma jetoni këtu. Zoti te ruajt. Neser do te vizitoj atje në Theranden se bashku me kryetarin e nderuar, në atë vend të bukur me rrush të ambel që e ka. Me respekt dhe dashni, Labi”, tha Labi.
E Qamaj i tha se do ta mirëpresë në këtë qytet teksa e falënderoi edhe njëherë për përkrahjen.
Labinot Tahiri ju mir pres dhe falenderoj ty dhe te gjith qe kan deshir vullnet te me per krahin dhe me kan kuptuar per Rastin qe me ka ndoll un do jem gjithmon sherbim dhe me shum vullnet per vendin ton qe te bajm paster”, i komentoi sërish ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.