×
  • Extra
  • Extra

    Lea Ypi zë vend në 10 mendimtarët kryesorë të botës, lë prapa Elon Musk

    Reporteri
    10 Shtator 2022 | 12:10

    Revista britanike ‘Prospect’ ka shpallur 10 mendimtarët kyresorë botërorë të vitit 2022 në mesin e tyre edhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi.

    Profesoresha e Shkencave Politike zë vendin e 7-të në këtë listë duke lënë mbrapa ndërmarrësin e njohur amerikan Elon Musk.

    Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.

    Nga 50 mendimtarët sa ishin në listë, lexuesit kanë votuar për 10 nga ta, kurse listën e kryeson filozofja Kathleen Stock, raporton express.

    Themeluesi i Tesla, Elon Musk renditet në vendin e 8-të të listës së 10 mendimtarëve të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!