Ministria sllovene e Mbrojtjes disa ditë më parë ka bërë një lëvizje paksa të çuditshme, kur në profilin zyrtar në Facebook publikoi thirrjen që këshilloheshin qytetarët që mjetet piroteknike t’i zëvendësojnë me bomba.
Paralajmërimet në prag të festave të fundvitit për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, duket se ishte marrë paksa “më seriozisht” nga autoritetet e atjeshme.
Duke tentuar që në një postim në rrjetin social t’i bëjnë thirrje qytetarëve të mos përdorin mjete piroteknike, por edhe të lajmërohen vullnetarisht për të shërbyer në ushtri, ministria sllovene e Mbrojtjes në profilin e saj në Facebook “Postani vojak” bëri një “lëshim”.
“Mos gjuani mjete piroteknike. Ejani vullnetar, ndizni eksplozivët dhe hidhni bomba”, thuhet në postim përkrah fotografisë ku tregon mjetet piroteknike që ndalohen dhe ushtarët sllovenë duke hedhur bomba.
E pasi që u përhap me shpejtësi të madhe dhe u bë virale, ky postim është shlyer nga autoritetet kompetente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.