Një trend i ri në rrjetet sociale ka nisur të shqetësojë autoritetet në SHBA dhe Britani, pasi adoleshentët kanë nisur një lojë të re, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme.
Sfida e re në TikTok fton të rinjtë të hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe t’i filmojnë ata për të parë reagimet e tyre.
Policia Metropolitane ka nisur një hetim të menjëhershëm në lidhje me këto incidente, teksa disa përdorues të TikTok kanë fshirë menjëherë llogaritë e tyre pas lëvizjes së
autoriteteve.
Në një nga videot e postuara online shihet një grup të rinjsh që hyjnë në një shtëpi në Londër, teksa e zonja e shtëpisë i pyet se çfarë po bëjnë. Duke parë se të rinjtë nuk ndalen, ajo thërret për ndihmë personin tjetër që ndodhej brenda shtëpisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.