×
  • Extra
  • Extra

    Lopët shëtitën nëpër Prishtinë, pronari thotë se kjo është normale

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 8:08

    Disa lopë sot kanë kullotur në njërën ndër pjesët më të frekuentura në Prishtinë, në Rrugën B.


    Po ashtu kafshët ndaluan në kontejnerët e lagjes, në tentimin për tu ushqyer.

    Gjithë kjo situatë që u pa në këtë pjesë të kryeqytetit, po konsiderohet shqetësuese nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve.

    Agjencia zbuloi se kafshët i takojnë një ferme në fshatin Matiqan të komunës së Prishtinës.

    Në AVUK thonë se lopët janë të gjitha të regjistruara nga pronari, megjithatë atij i kanë dhënë një vërejtje në bazë të kompetencave që kanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!