×
  • Extra
  • Extra

    Luan Krasniqi i del në mbrojtje Kurtit: Ti ishe dhe mbetesh shqiptar i vërtetë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 19:46

    Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti i cili u kritikua pasi votoi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.


    Në fotografitë të cilat Kurti i ka postuar në Facebook gjatë procesit të votimit, Krasniqi ka shkruar se ai është shqiptar i vërtetë.

    “Albin, ti ishte dhe mbetet një shqiptar i vërtetë, të lumtë”, ka shkruar ai.

    Kurti ka marrë kritika nga figura jashtë dhe brenda vendit për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

    Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm një veprim të tillë.

    Ndërkaq ish-emisari i SHBA-së për dialog Richard Grenell ka thënë se ndërkombëtar duhet t’i shohin me dyshime motivet e Kurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!