×
  • Extra
  • Extra

    Macja gjigante në Rusi peshon sa një fëmijë 2-vjeçar,pritet të thyejë rekordin botëror

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 16:57

    Mund t’ju duket e pazakontë, por në qytezën e Stary Oskol, ekziston një mace gjigante, që peshon sa një fëmijë dyvjeçar.

    Macja, e quajtur Kefir, është e racës ‘Maine Coon’ dhe i përket pronares Yulia Minina. Ajo thotë se e bleu Kefirin dy vjet më parë, kur ishte kotele, por gjithsesi daci i bardhë vazhdon të rritet.

    “S’mund ta kisha menduar që një kotele të bëhej kaq e madhe. Ajo nuk është vetëm e madhe në paraqitje por është dhe shumë inteligjente dhe sillet shumë butësisht.

    Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi, ajo merr të gjithë vëmendjen dhe i lejon të gjithë ta përkëdhelin, tamam sikur të ishte një qen”, thotë Yulia.

    Sipas The Sun, Kefir është tashmë një vjeç e dhjetë muaj dhe peshon 12 kg. Por ajo konsiderohet ende kotele dhe raca e maceve Maine Coons mund të rritet deri në 3-4 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!