×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Macja ngecë në shtyllë elektrike në Prishtinë, kërkohet ndihmë për shpëtimin e saj

    Reporteri
    09 Janar 2022 | 17:54

    Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë.

    Një mace ka hipur në maje të një shtylle elektrike në kryeqytet dhe ka ngecur aty.

    Një qytetare ka publikuar video ku shihet maca duke qëndruar në mes të kabllove elektrike, shkruan Reporteri.net

     

    Ajo ka treguar se i ka njoftuar policët dhe zjarrfikësit. Sipas saj nuk ka marrë ndihmë nga ta.

    Ajo ka bërë thirrje që nëse dikush mund ta ndihmojë, të shkojë ta largojë macen nga shtylla elektrike.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!