×
  • Extra
  • Extra

    Maçoku ”diplomat” i Foreign Office del në… ”pension”?!

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 9:45

    Një nga maçokët më të njohur të Britanisë së Madhe, Palmerstoni, do të ”tërhiqet” nga shërbimi diplomatik pas katër vitesh, njoftoi Ministria e Jashtme britanike.


    Palmerston, i quajtur me këtë emër për shkak të sekretarit të Jashtëm me shërbimin më të gjatë në Britaninë e Madhe, lordit Palmerston, i cili e mbajti këtë post për 15 vjet, mbërriti në Foreign Office në prill 2016 .

    ”Kryeshefi i maceve do të tërhiqet në fshat, ku ai ka kaluar bllokimin gjatë pandemisë, në shtëpinë e një anëtari të Ministrisë së Jashtme”, thanë burime nga Foreign Office.

    Maçoku bardhezi ”ka” llogarinë e tij në Twitter, ku ka ”postuar” një letër, ”e nënshkruar” me dy printime me putra, ku thotë se “unë kam gjetur jetën time larg vijës së parë, i relaksuar, më i qetë dhe më i lehtë. Kam shijuar ngjitjen në pemë dhe ecjen në fusha rreth shtëpisë sime të re”.

    Palmerston ishte bërë një fenomen i mediave sociale, me 105 000 ndjekës në Twitter.

    Është e paqartë nëse do të ketë një pasardhës të Palmerstonit./ DPA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!