×
  • Extra
  • Extra

    Magjia në skenën e Teatrit, shfaqet baleti për fëmijë “Ready to fly”

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 21:24

    Në skenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nesër do të ngjiten balerinët e vegjël të studios “Pirouette”.


    Ata do të luajnë premierën e baletit modern “Ready to fly”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Shfaqja do të jepet nesër nga ora 13:00 në skenën kryesore të Teatrit Kombëtar.

    “Ready to Fly” është një shfaqje e baletit modern për fëmijë e realizuar nga Luljeta Ademi dhe asistentja Elmedina Berisha.

    Kostumet e bukura të valltarëve të vegjël, i ka realizuar Sanie Imeraj.

    Vlen të theksohet se aty do të përformojnë nxënësit e studios së baletit “Piroutte”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!