Sipas statistikave të Ministrisë se Punëve të Brendshme, në Kosovë, janë gjithsej 24.457 Golf 4.
Në vendin tonë kjo veturë shitet me vlerë 3,000 deri në 5,000 euro, derisa në kohën kur u prodhua u shit me çmim prej 11.000 deri në afro 30.000 euro.
Kjo veturë merr vëmendje jo pak nga adhuruesit e makinave, qoftë për pak për shkak të çmimit të arsyeshëm e qoftë edhe për shkak të qëndrueshmërisë së tij.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, pronari i makinës më të dashur për shqiptarët, Golf 4 ka cituar se Golf-i i tij mund të bëjë gjëra që makinat e markave tjera nuk munden.
Ai ka postuar një video të Golf-it të tij duke u ngjitur në një terren mjaft të vështirë dhe ka cituar “tani na thojmë pse aq shtrenjtë Golf 4, ktu BMW e Mercedesi veç andërr mujnë me pa se mu ngjitë kurrë”
@reporteri.net Makina më e dashur e popullit tonë na befason sërish, aty ku ngjitet Golfi nuk shkon as Audi-ja #golf #sllatina #prishtina #golf4 #sllatina #prizreni ♬ original sound Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.