Imazhet e njerëzve që lëvizin në peizazhe me dëborë dhe rrëshqasin maleve të akullta nuk janë të pazakonta, por në Egjipt po.
I ndodhur në kufijtë e shkretëtirës së thatë dhe ranore të Saharasë, vendi i Lindjes së Mesme rrallë përjeton reshje dhe aq më tepër dëborë.
Këto pamje tregojnë një pikë turistike të krijuar nga përpunimi i kripës në Port Fouad, i cili shtrihet në skajin verior të Kanalit të Suezit.
Malet e kripura të Port Fouad janë bërë një atraksion turistik, pasi imazhet e njerëzve që rrëshqisnin poshtë tyre u bënë virale. Egjiptianët janë dyndur në pikën unike nga pjesë të ndryshme të vendit për të shijuar peizazhin. Disa madje përpiqen të bëjnë ski mbi to.
Fotografi egjiptian Mohamed Wardany tha për CNN se malet e kripës mund të arrihen duke marrë një udhëtim me traget përmes Kanalit të Suezit në qytetin e kripës.
Wardany thotë se fotot e tij janë pjesë e një projekti në vazhdim për të parë Egjiptin nga një këndvështrim tjetër, duke hedhur dritë mbi vendet turistike dhe të trashëgimisë, të neglizhuara në favor të atraksioneve më të dukshme si Piramidat.
Karakterizuar nga ngjyra e tyre e bardhë, e pastër dhe e ndritshme, Wardany thotë se malet i ngjajnë majave me dëborë në Polin e Veriut.
“Kripa ka veti shëruese dhe ulja mbi të ka aftësinë për të pastruar energjinë negative nga trupi”, thotë Wardany.
Fotografi rekomandon që gjatë dimrit të vizitoni Malet e Kripura për të krijuar një atmosferë të vërtetë të ftohtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.