×
  • Extra
  • Extra

    Mania e çdo fëmije, çfarë fshihet pas kësaj lodre shumë ngjyrëshe?

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 18:44

    Lodra shumë ngjyrëshe është padyshim më e përdorura e momentit nga secili fëmijë, por nuk mungon as tek të rriturit.


    Lodra e cila krijon iden e flluskave tani është mania më e fundit e lodrave që ka dalur në treg, përcjellë Reporteri.net.

    E vetmja gjë që bëni është të shtypni flluskat që ndodhen në të, dhe ato prodhojnë një tingull të këndshëm. Pastaj mund ta rrokullisni veglën dhe ta filloni përsëri duke bërë të njëjtën gjë çdo herë.

    Mirëpo, kjo lodër është krijuar për të ndihmuar njerëzit që “rrëmbejnë”, ose kanë probleme në fokusim, të lëshojnë energjinë e tyre nervore – por moda ka kapur fëmijët të të gjitha moshave.

    Ajo zakonisht po përdoret për t’u qetësuar, për të lehtësuar stresin, duke rikthyer kështu humorin.

    Fillimisht ajo u shfaq për herë të parë në aplikacionin “Tik Tok”, ku njerëzit tregonin format e ndryshme të këtyre lodrave shumë ngjyrëshe.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!