×
  • Extra
  • Extra

    Martohet djali i dëshmorit në Prizren, këngëtari i bën të qajë dasmorët me këngën kushtuar heroit

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 9:50

    Një video emocionuese është publikuar nga këngëtari Xhafer Ahmetaj në një dasmë, ku ai i këndon djalit të një dëshmori i cili kishte mbetur pa baba që në moshën dy vjeçare.


    Në fshatin Korishë është mbajtur një dasmë me shumë pak të ftuar, ku aty është martuar djali i heroit Halim Ahmetaj.

    Këngëtari Xhafer Ahmetaj i cili këndoi në këtë dasmë, ka publikuar një video tejet emocionuese, ku të gjithë të pranishmit shpërthejnë në lot.

    Ahmetaj i këndon disa vargje për heroin Halim Ahmetaj, të cilat janë prekëse.

    Disa nga to janë: ”Zogjtë e malit kane nis po knojne, ty Hero Selam po t’qojne, 2 vjeç djalin qe e ke lane, po e bëjm dhëndër, sonte pe martojmë”.

    Halim Ahmetaj është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” me 7 mars 2017.

    Halim Ahmetaj lindi me 2 prill 1970, ndërsa ra heroikisht në luftën e Kosovës me datë 17 mars 1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!