×
  • Extra
  • Extra

    Mbesa e Adem Jasharit bën homazhe te varri i gjyshit në mbrëmjen e saj të maturës

    Reporteri
    21 Qershor 2023 | 14:13

    Mbesa komandantit legjendar, Adem Jashari, Adile Jashari ka përfunduar me sukses shkollën e mesme.

    E teksa ka shkuar në mbrëmjen e maturës, Adilja ka bërë një hap mbrapa në historinë e familjes së saj.

    Ajo ka shkuar për vizitë te varri i gjyshit dhe familjarëve të tjerë të ndjerë, të cilët ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.

    Ka qenë fotografi Safet Alkiçkaj ai i cili ka publikuar disa fotografi të maturantes nga Prekazi në rrjetin social Facebook, të realizuara në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekza të Skenderajt.

    E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë ulliri, me shkëlqim dhe një prerje anash, paraardhësja e familjes Jashari është dukur më se elegante në mbrëmjen e saj të maturës.

    Adilja përndryshe është vajza e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!