Adragon de Melo u diplomua në Universitetin e Kalifornisë në moshën 11 vjeçare, ka koeficient të inteligjenncës prej 200, dhe plani i babait të tij ishte të fitonte Çmimin Nobel deri në vitin e tij të 16-të të lindjes.
Babain e tij mund ta falënderojë ose fajësojë për sukseset e tij.
Agustin de Medo, babai i Adragonit, ishte shumë këmbëngulës për të arritur qëllimin e tij. “Ëndrrat që njerëzit dëgjojnë, çmimi Nobel dhe PhD, janë kryesisht nga babai im. Këto gjëra nuk kanë rëndësi për mua”, tha Adragon për televizionin CBS, transmeton Reporteri.info
Në moshën 11 vjeç, ai përfundoi universitetin dhe për vite ishte njeriu më i ri që u diplomua nga kolegji në historinë e Shteteve të Bashkuara. Adragoni e dinte të gjithë alfabetin kur kishte vetëm 2 vjet, dhe në moshën 3-vjeçare mësoi të lexonte dhe të shkruante. Prindërit e tij u divorcuan në vitin 1988 dhe pas një qëndrimi të shkurtër në familjen kujdestare, ai jetoi me nënën e tij, Keti Gan.
Edhe pse u diplomua nga kolegji, ai regjistroi shkollën e mesme nën një emër tjetër. Ai thotë se ndihej rehat sepse ashtu askush nuk e dinte kush ishte ai. Pasi babai i tij vdiq nga kanceri i fshikëzës, Adragon u punësua nga një kompani e njohur”The Home Depot” si tregtar afarist. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.