×
  • Extra
  • Extra

    Me tatuazh në fytyrë, një ministre aspak e zakonshme

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 15:52

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka zbuluar sot kabinetin e saj, ku në të bën pjesë edhe një ministër me një tatuazh Maori në fytyrë.


    Nanaia Mahuta ka në mjekër një moko kauae, tatuazh tradicional femëror, që e ka bërë në vitin 2016. Deputetja në atë kohë shpjegoi se e bëri këtë tatuazh për të nderuar paraardhësit e saj dhe për të hequr paragjykimet mbi kulturën Maori, të cilën shumë zelandezë e lidhin me krimin dhe bandit.

    Ardern fitoi zgjedhjet për të marrë një mandat të dytë, duke theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj Covid-19 dhe ri jetësimi i ekonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!