Kafe, salcë domatesh, të brendshme për joga dhe atlete të kompanisë Nike janë produktet më të shitura gjatë pandemisë në SHBA.
Sipas një analize të realizuar nga Reuters, këto produkte kanë lënë jashtë listës së blerjeve ujin e paketuar, penelat e shtrenjtë dhe palltot e markave luksoze.
“Gjithçka që kemi ditur për furnizimet dhe kërkesat mund ta gjuajmë nga dritarja, sepse nevojat e konsumatorëve kanë ndryshuar plotësisht”, ka thënë Piotr Dworczak, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Northwestern, transmeton abcnews.
Analiza e bërë në shportat e konsumatorëve, tregon se pandemia e Covid-19 ka ndryshuar blerjet e konsumatorëve pas një dekade, duke nisur nga ushqimi e deri te veshjet.
Ky realitet u ka dhënë fuqi disa kompanive që të rrisin çmimet dhe të mos bëjnë zbritje.
Sipas specialistëve të shitjeve, shumë prej trendeve të reja mund të jenë rezultat i karantinës dhe punës nga shtëpia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.