Bakshishet nuk janë një gjë e jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për dasma shqiptare.
Por, duket se këngëtari i një dasme shqiptare në Çegran të Gostivarit, është me të vërtetë fatlumi i këtij viti.
Siç shihet në videon e mëposhtme dasmorët të entuziazmuar për jetën e re të çiftit, së pari mbulojnë me para bateristin e orkestrës, ndërsa më pas është këngëtari që mbulohet nga koka deri tek beli me para.
Ndryshe, shqiptarët e Maqedonisë njihen për dasma ku shpenzohen shuma të mëdha parash.
Kujtojmë se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve janë tre shtetet që kanë numrin më të madh të të varfërve në Evropë./Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.