×
  • Extra
  • Extra

    ‘Më tregoni si $6 miliardë do t’i japin fund urisë dhe do t’i shes aksionet’, Musk i përgjigjet OKB-së

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 14:24

    Elon Musk është i gatshëm të dhurojë një pjesë të pasurisë së tij për t’i dhënë fund krizës së urisë në botë, mjafton që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) t’i vërtetojë se si 6 miliardë dollarë do t’i japin fund krizës.

    Elon Musk sfidoi pretendimin e një zyrtari të Kombeve të Bashkuara i cili tha se se vetëm një përqindje e vogël e pasurisë së Musk mund të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të urisë në botë.

    Elon i referohet komentit të David Beasley-t, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili javën e kaluar bëri thirrje që miliarderët të bashkëpunojnë një herë të vetme.

    Beasley bëri thirrje në mënyrë specifike për veprim nga Musk dhe bashkëthemeluesi i Amazon Jeff Bezos, dy burrat më të pasur në botë. Vetëm 6 miliardë dollarë, ose 2% e pasurisë së Elon Musk, mund të shpëtojnë 42 milionë njerëz nga vdekja, tha ai.

    “Nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të përshkruajë saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin krizën e urisë, unë do të shes aksionet e Tesla-s tani dhe do ta bëj.” – tha Elon Musk.

    Në një tjetër postim, Musk theksoi se duhet qe veprimet të jenë transparente në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!