Një burrë është arrestuar nga policia pasi hodhi djalin e tij një vjeçar nga dritarja e një ndërtese pesë katëshe në jug-perëndim të Kinës.
Foshnja u shpall e vdekur në vend të ngjarjes. Babai 29-vjeçar i fëmijës, i quajtur Zhang, po debatonte me nënën e tij, përpara se të tërbohej dhe të hidhte djalin një vjeçar nga dritarja, transmeton Reporteri.net.
Sipas mediave kineze, Zhang para autoriteteve policore pranoi se kishte hedhur djalin e tij nga dritarja. Gjyshi i fëmijës tha se foshnja po festonte ditëlindjen e tij të parë kur ndodhi tragjedia.
Roja e sigurisë Yuan rrëfeu momentin e tmerrshëm: “Isha duke qëndruar rreth 10 metra nga kabina ime e rojës, kur pashë diçka që hidhej nga sipër. Në fillim mendova se ishin mbeturina, por më vonë zbulova se ishte një fëmijë – atëherë bërtita”.
Babai i foshnjës thuhet se pas ngjarjes u përpos të hidhej nga dritarja, por u ndalua nga prindërit e tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.