Shalqiri konsiderohet të jetë njëra ndër frutat më të preferuara të stinës së verës, madje njihet edhe si “mbreti i frutave”.
E kur jemi tek konsumimi, qytetarët e Kosovës duket të jenë merakli në të bazuar në shifrat e importimit, të dhënë nga Dogana e Kosovës.
Përgjatë tre muajve në Kosovë janë importuar hiç më pak se 20,507,180.00 kilogramë shalqi.
Zëdhënsi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka treguar për IndeksOnline se gjatë muajit qershor janë impostuar 6.099,960.00 kg shalqi, në vlerë 1,161,227.58.
Në muajin korrik janë importuar 12,093,424.00 kg, në vlerë 1,294,135.01, derisa në muajin gusht vërehet një rritje e theksuar e konsumimit të shalqirit prej 20.507,180,00 kk në vlerë 2,705,622.19.
Ndryshe, shalqiri përmbanë 92% ujë dhe vetëm 5% sheqerë ndaj duhet që ta konsumoni sa më shumë pasi bën pastrimin e plotë të trupit.
Padyshim, në ditët me temperatura të larta, shalqiri vetëm se e freskon organizmin e secilit person.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.