×
  • Extra
  • Extra

    Mërgimtari bën gjestin e kësaj vere: Dhuratat e dasmës në vlerë prej 2750 euro i shpërndan për skamnorët

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 15:10

    Vera në mesin e shqiptarëve vjen si zakonisht me shumë festa. Dasmat dhe ahengjet tjera familjare, janë ato që na bëjnë bashkë me mërgimtarët.


    Në të shumtën e rasteve, mërgimtarët tanë vendosin që edhe dasmat ti bëjnë në Kosovë me më të dashurit e tyre. E natyrisht se kur shkon në dasmë, tek ne është zakon që të dërgosh diçka si dhuratë, pavarësisht standardit të ulët të jetesës, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, një mërgimtar nga Kosova që tash e disa vite jeton në mërgim ka vendosur të bëjë një gjest shumë human.

    Ai ka vendosur që gjithë dhuratat në shumë parash prej 2750 që ka marrë për dasmën e djalit, ti dhurojë për skamnorët.

    Mërgimtari Xhevat Shyqeri Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke bërë që ky gjest i tij të përshëndetet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!