×
  • Extra
  • Extra

    Mërgimtari nga Zvicra “fle” me veturën e tij BMW

    Reporteri
    05 Qershor 2021 | 10:35

    Një mërgimtar nga Kosova në Zurich të Zvicrës, i ka rregulluar veturës së tij një garazh të veçantë brenda shtëpisë, duke ia bërë si ‘sallon’.


    Shumë shoferë nga Kosova kanë treguar se janë marakli të vërtetë të veturave, ku i mirëmbajnë ato deri në detajin më të fundit.

    I tillë është edhe një mërgimtar, i cili ka vendosu që t’i rregulloj një garazh me kushte të veçanta veturës së tij BMW.

    A.D është mërgimtar i cili është anëtarë i grupit ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, i cili ka publikuar dy fotografi të veturës së tij brenda garazhës.

    Në fotografi shihet se garazha është e shtruar me qeramikë, në tavan ka të vendosur llogon e BMW’së dhe një dizajn me drita të veçanta. Përveç tyre aty ka edhe ulëse për njerëz.

    Ai në fotografitë e publikuara ka thënë se po fle me veturën e tij BMW.

    Vlen të theksohet se pastërtia në këtë garazh është shumë e madhe dhe thjesht duket fantastike. /metro

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!